Kryeministri Edi Rama thotë se vaksinimi kundër koronavirusit do të nisë ditën e nesërme.
“LAJM I MIRË Shqipëria Buzëqesh. Nesër nisim vaksinimin anti-Covid-19. Punë-Jo-Gjumë”, shkruan Rama në Facebook.
Kreu i qeverisë ka njoftuar më herët se Shqipëria ka siguruar 500,000 doza të vaksinës anti-Covid, nga kompania Pfizer, ndërsa ishte parashikuar që vaksinimi të niste në javën e tretë të janarit.
Nuk përjashtohet mundësia që vaksinimi nesër të kryhet me dozat e siguruara nga shtetet mike që mund t’i kenë ardhur në ndihmë vendit tonë, pas bisedimeve mes qeverive.
“Jam besim plotë dhe ndërkohë jemi në komunikim me disa shtete mike”, deklaroi Rama rreth tre javë të parë.