Në Dibër vijon të rritet numri i të infektuarve me Covid-19. 5 raste të reja u shënuan këtë të enjte në Bashkinë e Dibrës duke e çuar numrin atje në 15 në total.

Burime pranë NJVKSH Dibër thanë se rastet janë në vatra të reja dhe ato të shfaqura ditët e fundit.

Bulqiza, Klosi e Mati vijojnë të jenë me numër të njëjtë të të infektuarish si një ditë më parë. Tamponët e marrë të martën nga familjarët e të të infektuarve kanë rezoltuar negativ.

Të gjithë të infektuarit janë nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat vendore të policisë dhe mjekët e familjes. Ata duhet të mos thyejnë karantinën pasi në të kundërtën ndaj tyre merret masë administrative.

Specialistët epidemiolog vijojnë tju bëjnë apel qytetarëve për kujdes. Përdorimi i maskave në ambjente të mbyllura tashmë është i detyrueshëm dhe këshillohet përdorimi i dezinfektantëve të duarve.