Tre persona kanë mbetur prej orësh në një nga gal;eritë e kromit në zonën e Selishtës në Dibër. Bëhet fjalë për një inxhinjer dhe dy minatory të cilët kanë qenë në nëntokë ditën e sotme, por mungesa e kontaktit me familjarët ka bërë që këta të fundit të lajmërojnë policinë.
Pas pak orësh familjarët, e kolegë të tyre kanë shkuar pranë minjerës e cila ndodhet në malin e “Balgjajt”. Burime nga vend ii ngjarjes thanë se në galeri është konstatuar trupi i pajetë i inxhinjerit Ismail Hoxha ndërsa nuk dihet për dy të tjerët. Ata nuk kanë konstatuar shembje të frontit të galerisë, ndërsa dyshohet që vdekja të ketë ardhur si rezultat i shpërthimit të gazrave nëntokësor.
Banorët po presin grupin e AKSEM që do të shkojë nga Tirana por për të shkuar deri tek minjera duhet një kohë shumë e madhe për shkak të rrugës së dëmtuar.
Po ashtu në vendin e ngjarjes pritet të shkojnë edhe forcat e rendit të Drejtorisë Vendore Dibër si dhe prokurori i gatshëm i prokurorisë së këtij rrethi.