Angela Merkel rezulton negative në testin e koronavirusit.

Ajo prej dy dy ditësh ishte në karantinë për shkak se kontaktoi një doktor të premten që rezultoi më pas pozitiv ndërsa mësohet se do vijojë t’ju nënshtrohet disa testeve të tjera.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ishte vetëizoluar pasi zyrtarisht u pranua se kishte takuar një mjek i cili rezultoi pozitiv me koronavirus.

Zëdhënësi i qeverisë Seibert deklaroi dje se Merkel do kryeje testin për COVID 19, ndërkohë që ka shtuar se ajo do vijojë drejtimin e qeverisë nga karantina në banesën e saj.

Në dy javët e ardhshme në Gjermani ndalohen kontaktet mes njerëzve jashtë familjeve. Ndalohet dalja në rrugë e më shumë se dy personave së bashku. Mund të dalin edhe më shumë persona së bashku, por vetëm nëse janë anëtarë të një familje të ngushtë.

Qëllimi nuk është ndalimi i daljes së njerëzve jashtë, por ndalimi i kontakteve sociale dhe ndërprerja e zingjirit të përhapjes së virusit Corona, i cili në Gjermani ka marrë hov në ditët e fundit. Kështu u vendos në një konferencë telefonike të zhvilluar dje mes kancelares Angela Merkel dhe kryeministrave të landeve të Gjermanisë.

Nënkancelari gjerman Olaf Scholz tha gjatë paradites së sotme  se kancelarja Angela Merkel, e cila të Dielën u fut në karantinë pasi pati një kontakt me një mjek të infektuar nga koronavirusi, ështe mirë me shëndet dhe po punon nga shtëpia.

“Kancelarja është e shëndetshme në këtë moment. Ajo është thjesht në zyrën e shtëpisë, ashtu si shumë njerëz të tjerë që u është dashur të vendosen në izolim në shtëpi, “ tha Scholz, i cili është ministri i financave të Gjermanisë.

“Ajo është aktive: ne kemi pasur mbledhjen e kabinetit bashkë këtë mëngjes. Jo me video, por natyrisht ne të gjithë njohim zërat e njëri-tjetrit. Përndryshe, skedarët janë dorëzuar mbrapa dhe me radhë dhe gjithçka po ndodh siç e imagjinoni,” shtoi ai.

Scholz tha se ai do të fliste në vendin e Merkel në dhomën e ulët të parlamentit të Bundestag të Mërkurën ndërsa pas konfirmimit si negativ të testit, nuk dihet nëse Merkel për efekt sigurie do vijojë të qëndrojë e izoluar apo jo.