Rekamë

Zyra e Punës në Bulqizë nuk ka hapur ende dyert për vitin 2021 për të pritur qytetarët. Shkak për këtë mësohet se është bërë Covid-19. Disa nga punonjësit e kësaj zyre kanë rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Por mungesa e shërbimit ka bërë që qytetarët të mos dijnë çfarë të bëjnë. Ndonëse në derën hyrëse është afishuar njoftimi për mbylljen e zyrës, qytetarët vazhdojnë të shkojnë aty për dokumentacione të ndryshme. Shumë minator i janë drejtuar zyrës së punës Bulqizë për tu regjistruar si punëkërkues të papunë pasi që nga fillimi i këtij viti kanë pezulluar aktivitetin prodhues dhjetra subjekte minerare.

Po ashtu qytetarët që duan të aplikojnë për tu trajtuar me ndihmë ekonomike nga Bashkia Bulqizë kanë shkuar aty për të marrë dokumentacionet e nevojshme.

Aktualisht në të gjithë Qarkun Dibër janë 386 qytetarë të infektuar aktiv me Covid-19.