Një minator u plagos rëndë gjatë punës në galeritë e minjerës Albchrome në Bulqizë. Mësohet se minatori T.Asllani është plagosur nga një masiv kromi në pjesën e kokës, duke rrezikuar edhe syrin e tij të djathtë, si dhe në pjesë të tjera të trupit, si këmba, krahu etj. Pas ndihmës së pare të marrë në Spitalin e Bulqizës, minatori është dërguar me urgjencë për në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Në njoftimin e policisë së Dibrës, bëhet e ditur se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa për kompaninë në fjalë kanë nisur hetimet për të vërtetuar shkaqet e këtij aksidentit të rëndë.
Ndërkohë Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës e ka lidhur aksidentin me faktin që sipas saj kompania iu ka ndryshuar pozicionet e punës minatorëve, duke iu vënë në rrezik jetën. Sipas SMBB kjo ka ardhur si rezultat i protestave dhe grevës së sindikatës.