Një automjet tip furgon që transportonte udhëtar nga Durrësi në drejtim të Burrelit u përplas me një autoveturë në afërsi të tunelit të vogël në Shkopet.

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka patur vetëm të lënduar në njerëz, ndërsa janë dëmtuar të dy automjetet.

Aksidenti ka shkaktuar bllokim të trafikut në të dy anët e lëvizjes, duke shkaktuar radhë të gjata të automjeteve. Policia e Matit shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes duke bërë normalizimin e lëvizjes si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të aksidentit.