Lajm i fundit. Aksident në Burrel-Skuraj, udhëtarët shpëtojnë mrekullisht nga barrierat mbrojtëse

Share

Barrierat metalike ju shpëtojnë jetën disa personave në Skuraj Dy mjete në lëvizje u përplasën pak minuta më parë në aksin rrugor Burrel – Skuraj në vendin e quajtur tuneli i vogël. Goditja e dy mjeteve ka qenë e fortë, por fatmirësisht nuk ka viktima apo të lënduar rëndë. Aksidenti u shënua në territorin që mbulon policia e Kurbinit, ndërsa për disa minuta rruga ka mbetur e bllokuar. Mrekullinë e këtij aksidenti e kanë bërë barrierat metalike anësore të cilat kanë penguar të dy mjetet, pasi do të përfundonin në shkëmb e më pas në lumin Mat. Mat Televizion i ka kushtuar vazhdimisht hapsirë dhe lajme problemit të mungesës së sigurisë në këtë rrugë. Aksidenti i sotëm e fakton më së miri nevojën dhe rëndësinë e tyre. Autoritetet përgjegjëse nuk duhet të presin tragjedi për të ndërhyrë siç bënë me pjesën në dalje të tunelit të Shkopetit, ku vetëm pas disa viktimash, u bë e mundur vendosja e barrierave dhe sinjalistikës së nevojshme.

Read more

Local News