Vetëm 7 raste të reja me Covid 19 janë shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke bërë që të kemi një qendrueshmëri të kurbës në ditët e fundit. Eugena Tomini, nga ISHP njoftoi sot se rastet e reja janë zbuluar në Tiranë në Krujë dhe Kukës.
Tomini tha se në spitalet Covid 1 dhe 2 janë gjithsej 31 pacientë të shtruar, mes të cilëve shtatë në terapi intensive. Sipas Tominit pjesa më e madhe e pacientëve aktivë po ndiqen nga mjekët e familjes.