Rekamë

  Temperaturat e ulta që përfshinë vendit gjatë muajit Shkurt vijojnë të lënë pasoja tek qytetarët. Prej afgro 20 ditësh banorët e lagjes Allmetaj në afërsi të qytetit të Bulqizës janë pa ujë të pijshëm. Sipas banorëve, kjo ka ardhur si rezultat i ngrirjes së tubacionit të ujësjellësit që merret në malin mbi lagjen e vjetër të qytetit. Dilaver Gjikola thotë se prej afro 3 javësh nuk po furnizohen me ujë të pijshëm.

Ai tregon se ka shkuar dhe është ankuar pranë Ujësjellës-Kanalizimeve Bulqizë, por deri tani situata nuk është zgjidhur. Të gjendur në këto kushte, banorët janë detyruar të sigurojnë ujë të pijshëm në burime alternative. Dilaver Gjikola shprehet se shkak i ngrirjes së tubacionit mund të jetë distance e afërt që ka me sipërfaqen e tokës, pasi nuk është futur në thellësinë e duhur nën dhe. Banorët kërkojnë që ujësjellësi të mos presë rritjen e temperaturave, por të ndërhyjë për ta rikthyer ujin e pijshëm sepse është domosdoshmëri për ta.

Enver Doçi