Lagjet e Peshkopisë të “pushtuara” nga drutë e zjarrit. Banorët: Bashkia ska marrë asnjë masë për situatën e krijuar

0
4

Rrugët e qytetit të Peshkopisë janë të pushtuara në këtë periudhë nga vendosja e druve të zjarrit me të cilat qytetarët ngrohen gjatë stinës së dimrit. Por ky nuk është problemi i vetëm. Qytetarët kanë pushtuar hapsirat publike si ato të pushimit ashtu edhe trotuaret. Dhjetra apo qindra metërkub dru zjarri janë në çdo hapirë publike, sheshe, rrugë apo trotuare duke u kthyer në një problem serioz për vetë qytetarët që jetojnë aty. Bllokimi i trotuarave apo shesheve është kthyer në rrezik për fëmijët apo të moshuarit të cilët duhet të ecin apo luajnë në të njëjtën hapsirë ku kalojnë makinat. Banorët shprehen që ky shqetësim është prej vitesh pasi pjesa më e madhe e banorëve të Peshkopisë gjatë stinës së Dimrit ngrohen me dru zjarri.
Nga ana tjetër qytetarët kërkojnë që Bashkia Dibër të marrë përgjegjësinë për situatën e bllokimit të trotuareve nga drutë dhe të gjejë një zgjidhje.
Zënia e hapsirave publike në rrugët e Peshkopisë është një gangrenë e trashëguar, ndërsa Bashkia Dibër nuk ka marrë asnjë masë.