Prej mëse një jave që nga dita e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit banorët e Laçit me banesa të dëmtuara vijojnë të krijojnë radhë të gjata pranë Bashkisë Laç me shpresën për të gjetur zgjidhje për problemet e shkaktuara. Banorët kërkojnë nga specialistët përkatës që të sqarohen nëse banesat e tyre janë apo jo të banueshme. Vendorët për momentin kanë strehuar në hotelet e Shëngjinit ao banorë që jetonin në pallatet që u janë vendosur shiriti i rrezikut të lartë. Po banorët e prekur nga tërmeti në Laç kanë pretendimet e tyre edhe për këtë mënyrë sistemimi.
Mat Tv u interesua edhe pranë kryetares së bashkisë Laç Majlinda Cara dhe deputetes së qarkut Lezhë, Lindita Nikolla, si si do të veprohet me këta banorë që nuk u është dhënë rrugëzgjidhje nëse janë të banueshme apo jo banesat e tyre. Kryebashkiakja Cara tha se të 13 grupet e punës në terren me inxhinierë dhe specialistë të bashkiësë po bëjne verifiikimi i të gjitha banesave dhe pallateve dhe deri atëherë strehimi është zgjidhur provizorisht nëpër cadra dhe në hotelet e Lezhës.
Ndërsa deputetja e qarkut Lezhë, Lindita Nikolla, ish minsitre e arsimit, tha se e gjithë Qeveria është në këmbë në këtë situatë të jashtëzakonshme për tu gjendur pranë njerëzve në nevojë. Përsa u përket arsimimit të nxënësve në këto zona MASR ka planifikuar klasa të improvizuara nëpër hotetele apo transport falas në shkollat më të afërta për ta.