Teksa fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare po shkon drejt mbylljes dhe qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit me 11 Maj, komisionet zonale të administrimit zgjedhor po vijojnë punë për të bërë gati infrastrukturën e nevojshme. Në KZAZ 19 në Dibër kanë mbërritur një pjesë e materialeve që po bëhen gati për tu vendosur në dispozicion të procesit zgjedhor të 11 Majit. Gafurr Gazideda kryetar i KZAZ 19 në Dibër tha se deri tani procesi po shkon normalisht.
Nënkryetari i KZAZ 19, Agron Cara tha se nuk ka patur probleme apo pretendime nga palët deri tani, ndërsa risi e këtyre votimeve është shtimi i një qendre votimi, duke u bërë nga 99 në 100 të tilla në të gjithë Dibrën.
Në Dibër janë mbi 53 mijë qytetarë me të drejtë vote, të cilët mund të votojnë për të zgjedhur deputetët në parlamentin e ri që do të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit.