KZAZ 16 në Mat, vijon punën për përgatitjen e procesit zgjedhor

0

Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor numër 16 në Mat, vijon punën për përgatitjen e procesit zgjedhor për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Kryetarja e KZAZ 16 në Mat, Suzana Pasha tha se puna ka vijuar normalisht që nga kostituimi me datë 13 Shkurt dhe deri tani procesi ka qenë me regjistrimin e kandidatëve për kryetar të Bashkisë Mat si dhe subjekteve politike që garojnë për këshillin bashkiak në mandatin e ardhshëm. Në Bashkinë e Matit nuk do të ketë kandidat të pavarur as opër kryetar bashkie e as për këshillin bashkiak.

  Sipas Pashës, pas regjistrimit të kandidatëve për kryetar bashkie dhe atyre për këshillin bashkiak, puna e KZAZ 16 në Mat do të vijojë me emërimet e komisionerëve të qendrave të votimit etj.

Dritan Kurti