
Materialet zgjedhore që do të përdoren me 25 Prill vijojnë të shpërndahen në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor në të gjithë vendin. Pas mbërritjes së kamerave të vëzhgimit që do të vendosen në çdo qendër votimi, e materialeve të tjera për vendet e numërimit të votave, pranë KZAZ 16 në Mat kanë mbërritur edhe identifikuesit e dokumentëve biometrik. Zëvendëskryetari i KZAZ 16 Rustem Nuzi tha se materialet zgjedhore vijojnë të vijnë, ndërsa paralelisht vijon puna për komisionerët e qendrave të votimit apo grupet e numërimit.
Që prej ditës së hënë komisionet zonale të administrimit zgjedhor vijojnë punën me kohë të plotë në përgatitje të procesit zgjedhor të së dielës.