
Aksi rrugor nacional Klos – Bulqizë vijon të jetë një ndër zonat më problematike në Bashkinë Klos sa i përket ndotjes së mjedisit.
Pak ditë më parë Mat Tv solli dy probleme madhore në këtë rrugë, ajo e hedhjes së qenëve të ngordhur dhe e si dhe e asortimenteve të skaduara.
Por situatë problematike paraqitet edhe në fshatin Kloskatund. Anash rrugës nacionale janë derdhur mbeturina të shumta, duke shkaktuar një ndotje të madhe të ambjentit.
Siç shihet nga pamjet, mbeturinat janë në një sasi të madhe duke mbuluar një sipërfaqe të konsiderueshme. Por ashtu si pijet e skaduara me ambalazh plastik të hedhura jo shumë larg prej këtu, edhe këto mbetje duket që janë hedhur nga subjekte tregtare.
Jashtë kameras banorët e zonës thonë se kanë vënë re mjete transporti që vijnë nga Bulqiza dhe i hedhin mbeturinat aty dhe më pas largohen drejt Tiranës.
Ata kërkojnë që ku aks rrugor të monitorohet vazhdimisht nga strukturat dhe të ndëshkohen ndotësit.