Arrestmi i 8-të zyrtareve, mes tyre Nenkryetarja e Bashkise Bulqize Enkeleda Lleshi

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vënë në pranga 8 zyrtarë të Bashkisë Bulqizë, mes tyre edhe kryebashkiakun Lefter Alla. Aksioni për arrestimin e tyre ka nisur që mbrëmjen e kaluar, ndërsa SPAK njoftoi aksionin vetëm ditën e sotme.

Sipas SPAK bëhet fjalë për një tender rehabilitimi i ujërave të zeza të lagjes së vjetër të qytetit të Bulqizës me vlerë afro 3 milion euro.

Në pranga kanë rënë

Lefter Alla – Kryetar i Bashkisë Bulqizë

Enkeleda Lleshi – Zv/kryetare

Erion Isaku – Drejtor i Urbanistikës

Kujtim Zogu – Drejtor i Mbrojtjes Civile

Rubin Kola – Inxhinier urbanistike

Denis Xholi – Ish Drejtor Juridik

Leonard Daçi – Sekretar i Përgjithshëm

Arsen Gjoka – Drejtor i NJVKSH Bulqizë

Po ashtu në pranga kanë rënë edhe administratorët e firmave fituese të tenderit.

Aqif Konesha (i afërm i kryebashkiakut Lefter Alla)

Rasim Daci

Dalo Gazidedja

Ana Nishku (arrest shtëpie)

Kastriot Ibrahimi (arrest shtëpie)

“Në analizë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë moment, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim Lefter Alla, Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja, Aqif Konesha në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal, shtetasit L. A. dhe E. Ll. në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, shtetasit R. D., A. K., A. N., D. G. në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/2,3 i Kodit Penal, ndërsa shtetasi K. I. ka konsumuar veprën penale “Falsifikim i formularëve” parashikuar nga neni 190/1 i K.Penal”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.21 datë 14.03.2023 ka caktuar masat e sigurimit “arrest në burg” për shtetasit:

Lefter Alla, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”,parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Enkeleda Lleshi, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”,parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Rubin Kola, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
Erion Isaku, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.

Leonard Daci, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2e 25 i Kodit Penal.
Arsen Gjoka, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
Kujtim Zogu, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.

Denis Xholi, si person i dyshuar për kryerjen e veprës“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
Rasim Daci, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2,3 i Kodit Penal.
Dalo Gazidedja, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 186/2,3 të Kodit Penal.
Aqif Konesha si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”,parashikuar nga neni 186/2,3 i Kodit Penal.

Gjithashtu me vendimin nr.21 datë 14.03.2023 Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, për shtetasit:

Kastriot Ibrahimaj, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i formularëve”,parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.
Ana Nishku, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 186/2,3 të Kodit Penal.

Policia e Shtetit ka ekzekutuar në datën 16.03.2023 masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata me vendimin nr.21 datë 14.03.2023.