Bojkoti i kampionatit i bërë prej javësh nga ekipet e superligës ka mbajtur peng edhe nisjen e garës për sezonin 2020 – 2021 në katëgorinë e parë. Liga Profesioniste e Futbollit shqiptar i ka kërkuar qeverisë t’i zgjidhë katër kërkesa në të kundërt nuk do të zbresë në fushën e gjelbërt për të nisur kampionatin e ri. Por deri tani, nuk ka asgjë zgjidhje.
Kjo ka bërë që i gjithë procesi i futbollit të mos nisë, siç është edhe kampionati i kategorisë së parë që deri tani është bërë me dy grupe. Ndonëse përflitet që gara në këtë kategori mund të nisë me datë 17 Tetor, ende nuk ka asnjë zyrtarizim. Një tjetër problematikë në të parën është edhe mënyra se si do të zhvillohet gara e këtij kampionati, me dy grupe apo një grup të vetëm duke ulur numrin e skuadrave pjesmarrëse.
Prej vitesh po bëhen skema të ndryshme në kampionatin e kategorisë së parë qoftë me ndarjen e ekipeve në grupe, qoftë me numrin e fazave. Shumë klube kanë preferuar që gara të bëhet me një grup të vetëm pasi do të shmangte jo vetëm përballjet 3 apo katër herë të ekipeve brenda një sezoni, por edhe garën e pandershme që bëhet në ndeshjet e fundit.
Gjithsesi, duhet pritur vendimi i Federatës Shqiptare të Futbollit për të parë se si do të garohet në sezonin 2020 – 2021 i cili do të zhvillohet në situatë pandemie e ndoshta i gjithi papraninë e tifozërisë.