Ballina Qarku Diber MAT Kumbaro i kërkon kompanisë së HEC-it Ulëz të investojë edhe në fasadën...

Kumbaro i kërkon kompanisë së HEC-it Ulëz të investojë edhe në fasadën e jashtme

0

Gjatë vizitës së saj pak dit më parë në Mat, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro është ndalur edhe në qytezën e Ulzës, e cila ndodhet brenda ekoparkut me të njëjtin emër.  E shoqëruar nga kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, Ministrja Kumbaro u njoh edhe me projektin që do të transofrmojë vijën liqenore të liqenit të Ulzës. Sipas Kumbaros ekoparku me fokus sportet ujore do ta transformojë zonën në një destinacion të shumëdëshiruar turistik, që respekton natyrën dhe ruan biodiversitetin.

Nga ana tjetër, Ministrja Kumbaro i kërkoi edhe firmës që ka hidrocentralin e Ulzës që të investojë në pamjen e jashtme të digës, për ta harmonizuar atë më investimet e tjera dhe të jetë në harmoni me parkun natyror.

Exit mobile version