Në lagjen “Tum” të fshatit Kurdari në Njësinë Administrative Suç në Bashkinë e Klosit, ndodhen disa kulla shekullore. Famijarët i kanë braktisur prej vitesh në pamundësi për t’i restauruar e banuar në to. Ndonëse këto banesa mbajnë një histori shekullore, degradimi i tyre është i madh. Ish Kryetari i Këshillit të Komunës Suç, Hamdi Hyseni thotë se këto kulla janë një vlerë e jashtëzakonshme e zonës, por për fat të keq po rrënohen totalisht.
Kryetari i fshatit Kurdari Milazim Hystuna shprehet se gjendjen e këtyre kullave e ka bërë të ditur edhe në Bashkinë e Klosit, duke e vënë në dijeni këtë të fundit për rrezikun që paraqesin aktualisht, por edhe mundësinë e madhe për t’i kthyer ato në një destinacion turistik.
Fshati Kurdari njihet për prodhimet e mëdha bujqësore, por është edhe një fshat që përshtatet mjaft mirë për turizëm, e në këtë aspect vëmendja e institucioneve vendore apo qëndrore duhet të jetë më e madhe.
https://youtu.be/ylZhK1x1w5A