Rekamë

Kjo është Kulla rreth 300 vjeçare e familjes Markja në fshatin Zogjaj në Njësinë Administrative Shupenzës të Bulqizës. Ndonëse ky objekt është shpallur momument kulture këtu e 32 vite më parë kujdesi ndaj tij është zero.

Në tabelën e vendosur në portën e kësaj kulle shkruhet “Monument Kulture, i Mbrojtur nga Shteti”, por gjendja e tij vijon të përkeqësohet çdo ditë. Kjo kullë është trashëgimi e familjes Markja ndërsa pasardhësit mundohen ta mirëmbajnë ashtu siç ka qenë dikur. Syri Markja thotë se kulla ka histori të shumta në jetëgjatësinë e saj.

Por Syriu shprehet se kulla tashmë nuk ka kujdesin e duhur nga shteti. Sipas tij tërmetet e vazhdueshme po e dëmtojnë këtë kullë shekullore, duke rrezikuar shembjen totale të saj.

Pasardhësit e familjes Markja kërkojnë që Ministria e Kulturës dhe Bashkia Bulqizë të ndërhyjnë për forcimin e konstruksionit të kullës duke ruajtur origjinalitetin e saj, ndryshe kjo vepër e rëndësishme do të rrënohet.

[wordads]