Një aksident automobilistik i ka marrë jetën 27 –vjeçares, Miranda Dashëhana më datë 12 tetor të këtij viti. Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit të Elbasanit, ky 27-vjeçarja sëbashku më motrën e saj po kalonin rrugën.
Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë së një karburanti në zonë, ku fatkeqësisht vajza e re merret përpara nga një automjeti tip Volkswagen, që drejtohej nga shtetasi me inicialet. G.A nga Elbasani. Ky i fundit nuk ka arritur të frenojë në kohë, ndërkohë që motra e Miranda Dashëhanës ka arritur të shpëtojë mrekullisht, pasi ishte një hap para.
Pamjet e këtij aksidenti publikohen nga gazeta për të dhënë një mesazh sensibilizues për qytetarët.