Kjo kthesa në rrugën nacionale Burrel – Skuraj në fshatin Kokërdhok të Njësisë Administrative Ulëz në Bashkinë e Matit është kthyer në një rrezik të madh për drejtusit e mjeteve.
Që pas ndërtimit të urës në këtë rrugë, mjetet që lëvizin kryesisht në drejtim të Tiranës përfundojnë poshtë saj sa herë që ka ndonjë reshje shiu.
Banorë të zonës dhe drejtuesit e mjeteve shprehen se deri tani kanë ndodhur të paktën 10 aksidente që fatmirësisht nuk ka patur viktima në njerëz. Por dëmet materiale të shkaktuara nga aksidentet kanë qenë të mëdha. Megjithë numrin e madh të aksidenteve të cilat janë faktuar nga organet e policisë vendore, ende nuk ka asnjë masë të marrë. Drejtuesit e mjeteve shprehen se firma duhet të ndërhyjë urgjentisht në pjesën ku është asfalti i ri apo të vendoset sinjalitika e nevojshme dhe barrierat metalike anësore.
Ky është një problem i shtuar në aksin rrugor nacional Burrel – Skuraj, pasi problemet e tjera në të janë çedimi i karrexhatës, krijimi i gropave të mëdha, mungesa e sinjalitikës vertikale e asaj horizontale, mungesa e mbrojtëseve anësore etj.