Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili në një intervistë për Euronews Albania thotë se që nga nisja e pandemisë, kanë rezultuar me covid 67 të dënuar, 49 prej të cilëve janë shëruar ndërsa 17 të tjerët janë shpërndarë në mjedise të veçanta.

Ndërkohë qe sot ka ndërruar jetë një 73-vjeçar i prekur nga covid-19 që vuante dënimin në Burgun e Drenovës, ndërroi jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku po mjekohej pasi vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

6 prej tyre janë në spitalin e burgut, por jo për shkak se janë rëndë por sepse kanë sëmundje bashkëshoqëruese ku ka një përkujdesje më të madhe. Të tjerët i kemi sistemuar në një burg tjetër, në një godinë karantinë ku janë negativizuar 47 prej të prekurve”, tha Ismaili.

Civid-19 ka prekur edhe 60 punonjës të burgjeve përshirë gardianë dhe staf administrativ, nga të cilët 45 janë shëruar. Prej marsit takimet e të dënuarve me familjarët e tyre janë ndërprerë por janë lehtësuar forma të tjera të komunikimit.

“Masat i kemi ndërmarrë për të kufizuar në maksimum kontaktet. Edhe vetë të dënuarit e kanë mirëkuptuar këtë masë. Ne kemi lejuar më shumë telefonata por edhe komunikime online me video call”, shprehet kreu i burgjeve.

Sa i takon regjimit “41 bis”, Ismaili thotë se krahas 7 të dënuarve të parë, drejtoria e burgjeve është në pritje të elementëve të tjerë të rrezikshëm, që do të izolohen në regjimin e rreptë.

Janë 7 persona në 41 bis, 5 të paraburgosur ne seksionin e 313-ës dhe 2 në Peqin. S’kemi pas asnjë lloj presioni as rrezik as problem lidhur me këtë implementim. Gjithçka është ligjore, na është dashur shumë punë dhe po funksionon shumë mirë. A do këtë të tjerë ? Logjika ta don që do ketë por është një proces, është prokuroria e posaçme ajo që bën propozimin”, përfundon Ismaili.