“Kthejini pilotët tuaj pas!”/ Trump thirrje Izraelit: Ndaloni hedhjen e bombave, nëse e bëni…
Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një deklaratë të fortë në platformën
“Truth Social”, duke i bërë thirrje publike Izraelit që të ndalojë çdo operacion
ushtarak të mundshëm ndaj Iranit. “Izrael. Mos i hidhni ato bomba. Nëse e bëni është një shkelje e madhe. Kthejini
pilotët tuaj në shtëpi, tani!”, shkroi Trump. Trump njoftoi mbrëmjen e kaluar se mes Izraelit dhe Iranit do të niste
armëpushimi pas 12 ditëve luftime përmes raketave që kanë shënjestruar qytetet
më të mëdha të të dyja vendeve. Pak orë më parë Izraeli pretendoi se Irani ka thyer armëpushimin e vendosur mes
palëve, ndërsa në një deklaratë para nisjes drejt samitit të NATO-s në Hagë,
Trump tha se të dyja vendet e kanë shkelur paktin. (BalkanWeb)