Ballina AKTUALITET Kryenin ndërtime pa leje, kishin punësuar qytetarë pa i regjistruar/ Arrestohen 5...

Kryenin ndërtime pa leje, kishin punësuar qytetarë pa i regjistruar/ Arrestohen 5 persona në Dibër

0

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Goditen nga Policia, 5 raste të ndërtimeve të paligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të zbatimit të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, kanë evidentuar dhe goditur 5 raste dhe si rezultat janë proceduar penalisht shtetasit:

U. H., V. S., H. K., F. M., V. T., të gjithë banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte pa leje si dhe kishin punësuar punëtorë pa i regjistruar në organet përkatëse.

Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Exit mobile version