Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte ka paralajmëruar dorëheqjen nga posti i shefit të qeverisë.
Gjatë fjalës së tij, Conte sulmoi ashpër Ministrin e Brendshëm Matteo Salvini duke e akuzuar se është udhëhequr nga interesa personale duke mos respektuar rregullat konsitucionale.
“Ne nuk kemi nevojë për njerëz me fuqi të plota, por për njerëz me kulturë institucionale dhe sens përgjegjësise”, u shpreh kryeministri italian.
Conte ka folur gjithashtu dhe për dyshimet e finacimit rus për Lega-n e Salvinit duke kërkuar hetime të thelluara mbi çështjen.
Conte në fjalimin e tij tha se Salvini ka shkaktuar krizë politike në vend. Ai shtoi se dëshiron debat me të dhe në fund do japë dorëheqjen te presidenti.
“Ministri i Brendshëm Mateo Salvini është i papërgjegjshëm. Ai me politikat e tij ka shkaktuar kaos. Aksioni i qeverisë të drejtuar nga unë ndalet këtu. Nuk mund të vazhdohet më kështu”, deklaroi Conte.
Conte shënjestroi Salvinin , sidomos për politikat e tij anti-migratore drejt Italisë. Grindja shpërtheu pasi Conte refuzoi të nënshkruajë një urdhër që ndalonte anijen e shpëtimit të migrantëve të hidheshin në ishullin e Lampedusas.
Salvini donte më 8 gusht të mund të arrinte të shkatërronte menjëherë qeverinë dhe të dërgonte vendin në zgjedhje të parakohshme. Lideri i Legas bëri presion për zgjedhje të reja, pasi popullariteti i tij shënoi rritje me 38 përqind.
Salvini gjithashtu shpreson që partia e tij të mund të bëjë koalicion vetëm me Pesëy Yjet dhe jo me Partinë Demokratike. “Unë mendoj se italianët e kanë vlerësuar mënyrën se si e kam menaxhuar situatën, nga Armët e Hapura deri në luftën kundër mafies,” i tha ai Radio 24. Sipas tij, rritja e popullaritetit vjen për shkak se ai ka menduar për Italinë.
Pas debatit në Senat, i cili do të vazhdojë plot tre orë, Kryeministri italian do t’i paraqesë zyrtarisht dorëheqjen Presidentit Matarrela