
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi sapo ka bërë një deklaratë të ashpër në një lidhje me News24, kur u shpreh se ajo do të shkojë sonte në ambientet e Teatrit për të ruajtur pronën publike dhe tradhëgiminë, dhe shtoi se është gati për sakrificën sublime.
Me diagnozën që kam unë, u shpreh ajo, nëse aty hidhet gaz lotsjellës, unë mund të humb jetën.
Kryemadhi nuk sqaroi më shumë në këtë pikë, por me siguri i referohet një problemi shëndetësor që ajo ka patur më parë.
“Nëse aty derdhet një pikë gjak, i them Sandër Lleshit dhe Edi Ramës, që çdo gjë do shkojë kokë për kokë”, deklaroi Kryemadhi.
Po ashtu, kryetarja e LSI i bëri thirrje SPAK-ut, që të hetojë urgjent paligjshmëritë e kryetarit të Bashkisë, Erjon Veliaj.