
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur këtë mbrëmje në Peshkopi, ndonëse ai pritej të shkonte ditën e nesërme.
Një numër i konsiderueshëm simpatizantësh dolën ta presin, duke sfiduar kështu edhe rregullat anticovid të cilat nuk lejojnë grumbullimet masive dhe qarkullimin pas orës 20:00.
Basha ishte i shoqëruar nga drejtuesit më të lartë të PD në Dibër.
Kryedemokrati pritet të zhvillojë tubime nesër në Dibër, Bulqizë, Klos dhe në Mat.