Kryebashkiaku Malaj akuzon Çupin: Mesazh i sajuar, asfalti investim i rëndësishëm

0
6

Menjëherë pas denoncimit të ish deputetes Çupi ka reaguar edhe kryebashkiaku Malaj.

Sipas Malajt bëhet fjalë për një investim serioz dhe hedh poshtë të gjithë akuzat e Çupit.

Statusi i plotë i kryebashkiakut Malaj

Riasfaltimi i rrugëve dhe deputetja “fantazmë”!

Riasfaltimi i rrugëve kryesore në Bashkinë #Mat është një nga prioritetet e buxhetit për vitin 2020!
Rrugët e qytetit tonë ishin kthyer në “gropa thithëse” parash çdo vit nga buxheti i bashkisë dhe problemi nuk zgjidhej me themel. Dy ditet e fundit (2018-2019), janë harxhuar afro 30 milionë lek të vjetra për këto rrugë.
Gropa, plasaritje asfalti, disnivel në rrugë, ishin disa nga problemet që përballnin cdo ditë drejtuesit e mjeteve në qytetin tonë, duke pësuar dëmë të konsiderueshme në mjetet e tyre.

Ne vendosëm ndërhyrjen totale në të gjitha rrugët kryesore, e cila së bashku me Rikualifikimin Urban të sheshit dhe me rehabilitimin e Parkut “Mbretëresha Geraldinë”, plotësojnë një kuadër të rëndësishëm investimi për qytetin.

Ndaj, znj.deputete që merr guximin të publikojë mesazhe të sajuara, e ftoj në një inspektim të këtyre veprave për të kuptuar që gjithçka po bëhet në shërbim të qytetarëve! Do të ishte mirë që ta vizitonte më shpesh qytetin e saj për të parë me sy transformimin pozitiv që po ndodh, kështu do i shmangte vetes dhe këto situata të pakëndshme për elektoratin e djathtë matjan.