Ballina POLITIKE Kryebashkiaku Malaj: 90% e institucioneve arsimore në Mat, gati për fillimin e...

Kryebashkiaku Malaj: 90% e institucioneve arsimore në Mat, gati për fillimin e vitit të ri shkollor

0

 Bashkia Mat ka nisur punën për përgatitjen e institucioneve arsimore për vitin e ri shkollor 2021-2022.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj, i cili thekson se 90% e institucioneve arsimore janë gati për fillimin e vitit shkollor.

“Pak javë na ndajnë nga nisja e vitit të ri shkollor dhe Bashkia Mat ka nisur punën me institucionet arsimore. Kemi përfunduar pothuajse 90% të punës për përgatitjen e institucioneve arsimore që ndodhen në territorin e bashkisë tonë”, thekson ai.

“Po vijojmë punën për pjesën e mbetur me lyerjen e godinave dhe riparimet e brendshme elektrike dhe hidraulike”, tha Malaj

Exit mobile version