Dy subjekte në Krujë janë gjobitur sepse në kundërshtim me Aktin Normativ të masave ndaj COVID-19, kanë organizuar ceremoni familjare.

Një prej subjekteve përveç gjobës 1 milion lekë është mbyllur edhe për 6 muaj, pasi e bënte këtë shkelje për të dytën herë.

Drejtoria e Policisë Durrës u bën apel subjekteve të respektojnë protokollet e sigurisë kundër përhapjes së COVID-19, ose në të kundërt do të ndëshkohen.

Krujë/ Informacion Paraprak

Vijojnë kontrollet nga Policia e Krujës për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndëshkohen me masë administrative me nga 1 milion lekë, 2 pronarë subjektesh dhe me mbyllje aktiviteti për një periudhë 6-mujore, 1 prej tyre, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur me Aktin Normativ.

Shërbimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit L.C., i cili në mënyrë të përsëritur organizonte ceremoni familjare.

Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë Krujë, kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Për subjektin me pronar shtetasin A.V., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi ka organizuar ceremoni familjare në kundërshtim me Aktin Normativ.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjith pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.