Kriza në PD, Çupi: Lëvizja e 11 dhjetorit nuk duhet mohuar, zgjidhja bashkimi

0
5

Kuvendi i 18 dhjetorit e cilësoi lëvizjen e Berishës si përpjekje për të deligjitimuar institucionet e PD-së, por deputetja që e ka mbështetur Lulzim Bashën, Dhurata Çupi shprehet për A2 CNN se lëvizja e 11 dhjetorit nuk duhet injoruar. Sipas saj, zgjidhja e kësaj krize mbetet bashkimi i demokratëve.

Edhe pse Kuvendi i 11 dhjetorit shkarkoi Lulzim Bashën nga drejtimi i partisë, Dhurata Çupi që deri më tani ka mbështetur kryetarin, është e mendimit se lëvizja e inicuar nga Sali Berisha nuk duhet injoruar.

Kundërpërgjigjja e Bashës që shkarkoi Berishën nga pozicionet drejtuese thelloi akoma dhe më shumë ndarjen brenda demokratëve, por Dhurata Çupi thekson se e vetmja zgjidhje është bashkimi e jo ndarja.

Sipas Çupit, krijimi i “Aleancës së qytetarit për demokraci” është një hap pozitiv që afron më shumë PD-në me qytetarët.