“Kriza” e kromit, minatorët mbeten pa punë, sindikatat nuk reagojnë

“Kriza” e kromit, minatorët mbeten pa punë, sindikatat nuk reagojnë

Sektori minerar në vendin tonë po përballet prej afro 10 muajsh me një krizë të zgjatur të tregut të shitjes. Rënia në mënyrë drastike e çmimit të kromit, ka bërë që kompanitë mineralnxjerrëse të përballen me vështirësi në të ardhura. Shumë prej tyre kanë pezulluar aktivitetin pasi çmimi është gati nën koston e prodhimit. Kjo ka bërë që qindra minator në sektorin minerar në Bulqizë të mbeten të papunë. Burime bëjnë të ditur se janë disa subjekte që kanë paralajmëruar pezullimin e aktivitetit nëse situta vijon të mbetet e tillë. Shumë minator po punojnë prej 6 muajsh me përzgjysmim apo më shumë të pagës. Kjo ka bërë që ata të mos e përballojnë më tej dhe kanë vendosur të largohen. Ndërkohë Drejtoresha e Zyrës së Punës në Bulqizë, Jetmira Doda tha se deri tani janë regjistruar si punëkërkues të papunë vetëm 10 persona që kanë lënë punën në sektorin minerar. Megjithëse situata mbetet e tillë, ende nuk ka ndonjë organizim apo nismë të marrë nga Sindikatat tradicionale të Minatorëve në Bulqizë. Ndonëse rrezikohen mijëra familje të mbeten pa të ardhura, sindikatat siduket nuk e prishin terezinë e tyre për mbrojtjen e interesit të minatorëve.