Krisma armësh në Velipojë, policia rrethon vendin

0
8

Krismat e armes ne Velipoje kanë vene ne levizje forcat e shumta të policisë që kanë rrethuar menjehere zonen. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Luarz në njësinë administrative të Velipojës rreth orës 12:05, ku sipas nje njoftimi te policise se Shkodrës persona ende të paidentifikuar duke lëvizur me një mjet në rrugën kryesore të Luarzit dhe dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të Velipojës dhe më pas edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Efektivët kanë rrethuar një pjesë të mirë të fshatit duke nisur kështu kontrollet për gjetjen dhe kapjen e autorëve që kanë shtënë me armë. Kjo ngjarje e ndodhur është ende e paqartë. Pasi në fillim u raportu si përplasje me arme dhe më pas u njoftua nga policia si krisma armësh në ajer, por që këto të fundit vendosen ne levizje FNSH, e cila lëviz nga reparti ne ngjarje te renda dhe jo vetem për të shtena me arme ne ajer. Ndërkohë që burimet nga policia ben me dije se është një tjeter piste që po hetohet pasi dyshohet se kjo ngjarje mund të ketë lidhje me prishje pazari për drogë. Gjithses kjo mbetet thjeshtë në kuader te dyshimeve ndërsa efektivët e policisë të Velipojës bashkë me forcat e Shkodrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë vijojnë kontrollet në të gjithë zonën për kapjen e autorëve. Ajo që dyshohet është se autorët që kanë shtënë me armë janë ende në zonë dhe mund të jenë fshehur në ndonjë pjesë malore.