Krishtlindja, KU Burrel dhurata në disa shkolla, Pastor Rustem Beqiri uron festën

Krishtlindja, KU Burrel dhurata në disa shkolla, Pastor Rustem Beqiri uron festën

   Në prag të vigjiljes së Krishtlindjeve Kisha Ungjillore Burrel ka ndarë gjatë gjithë kësaj jave pako dhuratë për nxënës të shkollave të ndryshme në Bashkinë e Matit. Pas ndarjes së pakove në shkollat Lis, Gjalish e Shëlli, Kisha Ungjillore dhuroi pako edhe për nxënësit e shkollave Derjan, Macukull, Dukagjin, Gjoçaj, Shqefën e kopshti i shkollës “31 Korriku”, Burrel. Të pranishëm në ndarjen e dhuratave ishin drejtues të shkollave dhe drejtues të Kishës Ungjillore Burrel.

Festën e Krishtlindjes për të gjithë besimtarët ungjillor e uroi Pastori i Kishës Ungjillore Burrel, Rustem Beqiri.

Kisha Ungjillore Burrel ka shpërndarë për festat e fundvitit afro 400 pako për fëmijët e Bashkisë së Matit.