Rekamë

Një krim i rëndë brendafamiljes ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Maqellarë të Dibrës. Një 44 vjçare vrau me mjet prerës thikë vjehrrën e saj 74 vjeçe në fshatin Burim. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pas pas mesnate, kur 44 vjeçarja Miranda Markja për motive të dobëta kja goditur me thikë vjehrrën 74 vjeçare Nazmie Markja, e cila ka ndërruar jetë menjëherë. Dyshohet se 44 vjeçarja e ka fshehur ngjarjen fillimisht, ndërsa ka qenë bashkëshorti i saj që e ka zbuluar dhe ka njoftuar uniformat blu. Policia ka bërë arrestimin e autores së dyshuar Miranda Markja dhe po heton për zbadhjen e ngjarjes.