Krim i rëndë në familje, burri vret me armë zjarri gruan 40-vjeçare (EMRI)

0

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Nënshat të  Vaut të Dejës.

Burri ka vrarë me armë zjarri kallashnikov bashkëshorten e tij. 

Viktima mësohet se është Xhuljana Topalli, 40 vjeçe. Nuk dihen ende motivet e krimit të rëndë në familje.

Policia e Shkodrës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga “blutë” lidhur me ngjarjen e rëndë.