Kreu marrëdhënie me vajzën e tij të mitur/ Fier, vihet në pranga 36-vjeçari

Kreu marrëdhënie me vajzën e tij të mitur/ Fier, vihet në pranga 36-vjeçari

Zamir Meta, 36 vjeç, baba i shtatë fëmijëve, është arrestuar pasi vajza e tij 12-vjeçare e ka denoncuar se e ka përdhunuar sistematikisht. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheqishtë të Fierit.

Familja ka ardhur nga Gjermania para 20 muajve, pasi qëndruan pesë vjet atje. Meta është me origjinë nga fshati Fratar.

Juela Meta, e ëma e vajzës, ka shprehur dhimbjen e saj: “Të marrë dënimin e merituar, por shteti të më ndihmojë, se jam mes katër rrugëve me fëmijët.”