Kreu marrëdhënie me vajzën e tij të mitur/ Fier, vihet në pranga 36-vjeçari
Zaimir Meta 36 vjeç, baba i shtatë fëmijëve është arrestuar pasi vajza 12 vjeçe e ka denoncuar se e ka përdhunuar sistematikisht. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheqishte të Fierit. Familja ka ardhur nga Gjermania para 20 muajve pasi qendruan pesë vjet atje. Meta është me origjinë nga fshati Fratar.
Juela Meta, e ëma e vajzës tha për mediat: Të marrë dënimin e merituar, por shteti të më ndihmojë se jam mes katër rrugëve me fëmijët