Mesazhi i Likës në facebook
Të dashur bashkëqytetarë matjanë!
Nata e mbrëmshme dhe orët që po kalojmë janë orët e një tronditje e fatkeqësie për gjithë shqiptarët.
Lëkundjet e forta u ndjenë dhe në Mat, e bashkë me to edhe shqetësimi për pasojat që fatkeqësi të tilla sjellin.
Falë Zotit humbje në jetë njerëzore nuk raportohen në Mat.
Në emër personal dhe të Partisë Demokratike dega Mat, ju ftoj të gjithëve qytetarëve matjanë që përveç dhimbjes për jetët e humbura në zona të tjera të vendit, të gjejmë forcën për tu solidarizuar me këdo në këto orë që gjendet në nevojë.
Me ketë rast dua të shpreh ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre.
Le të shërbejnë këto orë vështirësie për të gjetur dashurinë për njëri tjetrin si të vetmen forcë që mund të përballet me çdo fatkeqësi.
Zoti ju mbrojtë dhe bekoftë ju dhe familjet tuaja.