Ish-kreu i “Aleancës Kuqezi”, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se 100% e themeluesve të PD 1990 janë hequr nga listat për deputetë dhe janë lënë rrugëve.
Nga këto 335 themeluesit i vetmi që ka mbetur në PD, siç shkruan Spahia, është ish-kryeministri Sali Berisha, të cilin e quan “ekzekutor”.
“FAKTE EKSKLUZIVE: 100% e themeluesve të Partisë Demokratike 1990 janë hequr nga listat për deputet dhe janë lënë rrugve!
Sigurisht ka mbetur vetëm një person, ekzekutori dhe quhet: Sali Berisha! Lexoni listën me 335 themeluesit e nxjerrë nga arkiva
Ja pse opozita s’vjen dot në pushtet sepse gjithë figurat potenciale dhe me forcë vote, lobojnë pa zhurmë dhe me të drejtë kundër “krye-tradhtarit”, shkruan Spahia në “facebook”.