Deputeti i PD dhe njëkohësisht i zonës së Klosit, Kreshnik Çollaku ka reaguar për ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin ku babë e bir mbetën të vdekur në mes të qytetit pasi u vranë me armë zjarri.
“Situata katastrofale e sigurisë dhe kriminaliteti i çdo niveli ia ka dale të mundë shtetin”, u shpreh Çollaku ndërsa shtoi se ndihet thellësisht i tronditur nga ngjarja e rëndë.
Postimi i plotë:
Ndihem thellesisht i tronditur nga ngjarja kriminale sot ne Klos.
Ne pritje te me shume detajeve sqaruese per aktin,fakt eshte se situata katastrofale e sigurise dhe kriminalitetit i cdo niveli ia ka dale te munde shtetin.
Viktimat e ketij degradimi te shtetit te sigurise publike jane qytetaret,mjerisht ne kete rast te nje qyteti te paqte e puntor si Klosi.