
Kandidati i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku në takimin e zhvilluar me banorët e Planit të Bardhë u shpreh se infrastruktura do të jetë prioriteti kryesorë për këtë zonë nga PD.
Çollaku u shpreh se kjo zonë është braktisur totalisht nga qeverisja e Ramës.
Statusi i Çollakut në facebook
Nga takimet e sotme ne Plan Te Bardhe te Klosit.
Fshatra te braktisura nga mungesa e infrastruktures rrugore dhe ujore. Kulla historike te braktisura per shkak te varferise dhe mungess se kushteve minimale jetesore.
Ne qeverisjen e pas 25 prillit mbeshtetja dhe investimet ne infrastrukture rrugore dhe ujore do te jene prioritet i panegociushem !!