Ballina POLITIKE Kreshnik Çollaku: Më kanë kërcënuar me mesazhe “e meriton PLUMBIN ballit”, PD...

Kreshnik Çollaku: Më kanë kërcënuar me mesazhe “e meriton PLUMBIN ballit”, PD e mbuluar me vellon e turpit

0

Deputeti Kreshnik Çollaku ka shpërthyer teksa ka folur për protestën e dhunshme të 8 janarit në selinë e PD.

Ai tha se janë ndërsyer njerëz që të shkojnë në PD dhe të masakrojnë ata që ishin brenda në mbledhje, së bashku me Bashën.

Ndër të tjera ai ka treguar se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese, ku i thuhej se e meriton plumbin ballin.

“Unë kam një histori 30-vjeçare të bashkjetesës me Berishën. E kam nisur kur isha 19 vjeç dhe sot jam prind. Kemi pasur përplsje dhe kundështime, por asnjëherë nuk e kemi parë partinë të mbuluar me këto vello turpi.

 Nuk e di nëse i ka sjellë Berisha njerëzit, apo të tjerë miq të mi, por di se njerëzit që erdhën me varre dhe thika, nëse do të ishin futur brenda ku ishim ne, ne do të ishim të linçuar brenda sallës. Kjo është e turpshme dhe e papranueshme. Të dish të ndërsesh njerëzish në atë formë për të linçuar bashkëpunëtorët e tu, dhe për t’i masakruar, është një turp shumë i madh. E gjitha e kjo mund të ishte shmangur. Të dilte dikush nga këta miqtë ose Berisha dhe t’i ndalonte, se do t’ua kisha haur unë derën.

Në katin e dytë u thyen xhamat dhe na vinin gurët sipër kokës. Nuk mund të ketë bashkëjetesë më. Të sjellësh njerëz me thika dhe varre për të masakuar deputetët që ndodhen brenda është turp.

Kishte një mënyrë për të shmangur këtë. I kam thënë Klevis Balliu hajde në 12 dhe e hap unë. Në këtë pikë duhet të mbërrinin a mund të kërkosh më bashkëëjetesë politike pas kësaj

Po ta harroj dhunën verbale, kërcënimet, kërcënimet me mesazhe, kërcënime për lekujdime fizike. Kam unë dhjetra këtu, “e meriton plumbin në majë të kokës”. Në këtë pikë mbërrijmë ne për çfarë. Kjo është një pikë që na ndanë tani më”tha ai ndër të tjera.

Exit mobile version