Kreshnik Çollaku: Grenell punoi me Soros për ndarjen e Kosovës. E dua më shumë se ai Sali Berishën, por ka gjëra që kërcasin

0
15

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku hodhi akuza se ish-i dërguari special i SHBA-së Richard Grenell ka punuar me filantropistin miliarder George Soros për ndarjen e Kosovës.null

Nisur nga deklaratat e Grenell se nuk ka prova për shpalljen “non grata” të Sali Berishës, Çollaku tha në “Politiko” në Top Neës se Grenell-it nuk i intereson ish-kryeministri dhe as PD.

Ai shtoi se ka disa gjëra që “kërcasin”, duke theksuar se Grenell kur vjen në Tiranë lufton Sorosin dhe kur shkon në Prishtinë bashkëpunon me të për ndarjen e Kosovës.

“Grenell luajti shumë keq. Mua akoma s’më ka dalë mërzia me sjelljen e Grenell. Historia vajti si vajti, sot Grenell është një qytetar i lirë dhe mund të vijë të takojë këtu kë të dojë dhe të bëjë çfarë të dojë. Unë uroj të jetë siç thotë z.Grenell, që z.Berisha të dalë i pastër nga kjo histori. E dua unë shumë më shumë Sali Berishën sesa e do Grenell.

Grenell nuk i interson as PD, as Berisha. Ishte Grenell që bashkëpunoi me Sorosin për ndarjen e Kosovës. Si qenka? Kur Grenell vjen në Tiranë lufton Sorosin dhe kur shkon në Prishtinë mundohen të ndajnë Kosovën. Ka disa gjëra që kërcasin.Të vërtat kur duhet t’iu referohemi, ta bëjmë në mënyrë të qënësishme“, tha Çollaku