Kryetari i Bashkisë Dibër, Shkëlqim Murrja thotë se riveshja me asfalt e rrugëve të brendshme të qytetit të Peshkopisë ka qenë një domosdoshmëri. Murrja shtoi se shumë prej rrugëve të brendshme të Peshkopisë ishin tejet të amoprtizuara, duke u kthyer në një gangrenë jo vetëm për drejtuesit e automjeteve por edhe për qytetarët. Kryebashkiaku Shkëlqim Murrja shprehet gjithashtu se investimi do t’i ndryshojë pamjen qytetit pas përfundimit të punimeve.
Gjithashtu, Kryebashkiaku Murrrja tha se investimet e bashkisë nuk janë përqendruar vetëm në infrastrukturën rrugore, por edhe në objektet arsimore.