Rekamë

Dikur qyteza e Krastës së Martaneshit gumuzhinte nga zhurmat e mijëra banorëve të saj, por sot është kthyer si një qytezë e dalë nga lufta. Dhjetra banesa janë braktisur e në këtë mënyrë ka ardhur edhe mortizmi i madh i tyre, saqë sot janë kthyer në rrezik për banorët e tjerë. Pamja e pallateve është vërtetë e frikshme teksa shumë prej tyre janë gati në shembje. Shumë pak banorë që jetojnë në to, kanë kërkuar vazhdimisht ndihmën e pushtetit vendor për të ndërhyrë, por deri tani nuk ka ndodhur. Vetë banorët shprehen se po ju rrezikohet jeta jo vetëm kur hyjnë në shtëpitë e tyre, por edhe kur dalin në lagje. Një pjesë e madhe e pallateve janë dëmtuar akoma më shumë nga tërmeti i fundnëntorit të kaluar. Para viteve 90-të mundësia e madhe e punësimit në galeritë e kromit të minjerës së Martaneshit bëri që qyteza e Karastës të popullohej nga minator që tërhoqën edhe familjet e tyre atje. Por pas viteve 90-të nisi braktisja e qytezës, duke e kthyer atë gradualisht në një qytezë fantazëm.