Krasitje në Dhjetor, 83-vjeçari Hysni Keçi: e bëj çdo vit

Krasitje në Dhjetor, 83-vjeçari Hysni Keçi: e bëj çdo vit

Ndonëse nuk është periudha e zakonshme për krasitjen e hardhisë, 83-vjeçari Hysni Keçi nga fshati Kujtim i Bashkisë Klos, e ka nisur këtë proces që në muajin Dhjetor. Ai thotë se prej vitesh e sharton hardhinë në këtë periudhë dhe se ka marrë prodhim të bollshëm. Keçi e lidh këtë me dy arsye, e para që ka të bëjë me procesin dhe sipërfaqen e madhe që ka dhe e dyta me ndryshimet klimatike pasi nuk po mban më dimër i ashpër për ta dëmtuar hardhinë.

83-vjeçari Hysni Keçi nga fshati Kujtim i Bashkisë Klos shprehet se me prodhimin që merr nga vreshti i hardhisë ndihmon edhe pensionin e tij. Ai shton se pensioni që merr nuk ja përballon shpenzimet vetëm për ilaçe. Sa i përket shpërblimit të fundvitit, 83-vjeçari e konsideron si të pavlerë për shkak se nuk e zgjidh nevojën e një viti mbi pensionin mujor që merr.

Të moshuarit në fshatra vijojnë të punojnë për shkak se pensioni që marrin, sipas tyre nuk ju mjafton për shpenzimet bazike që kanë.