Krasitja e hardhisë dhe e pemëve frutore, cilat janë rregullat dhe periudha e duhur?

0

Të gjithë ata që banojnë në zona rurale, detyrimisht që përballen çdo vit me krasitjen e hardhive apo të pemëve të ndryshme. Por më të nevojshme dhe të domosdoshme e kanë ata banorë që zotërojnë sipërfaqe të mëdha me vreshta apo plantacione me pemë frutore. Specialistët tregojnë se rregullat janë thuajse të njëjta, ndërsa koha ndryshon sipas pozicionit gjeografik. Ish agronomi, Luftim Çeliku nga fshati Kurdari i Njësisë Administrative Suç në Bashkinë e Klosit, thotë se procesi i krasitjes së hardhisë duhet bërë nga specialist, pasi ka disa rregulla që duhen zbatuar.

Ndryshe nga hardhia, krasitja e pemës duhet bërë me kujdes shumë të madh, pasi mund të dëmtohet deri në tharjen e saj.

77 vjeçari Luftim Çeliku i cili ka punuar në frutikulturë të paktën 5 dekada, thotë se në vitet e demokracisë, institucionet e bujqësisë nuk i kanë kushtuar rëndësi informimi procesit të krasitjes së hardhisë.

 Për ish agronomin Luftim Çeliku, buqësia në këto 30 vite po përballet me mungesën e politikave reale mbështetëse. Sipas tij nismat selektive nuk favorizojnë gjithë banorët që duan të merren me bujqësi apo frutikulturë.

Sa i përket kostos për sektorin e bujqësisë apo pemtarisë, ish agronomi Luftim Çeliku thotë se çmimet e larta të plehrave kimike janë bërë të papërballueshme. Nevojën për plehëra kimike bujqësore, Çeliku e lidh me uljen drastike të mbarështimit të gabëtisë jo vetëm në Kurdari por në të gjithë vendin tonë.

77 vjeçari Luftim Çeliku thotë se askush nuk po reagon për këto rritje çmimesh, as deputetët që janë zgjedhur dhe duhet të përfaqësojnë popullin e thjeshtë atje në parlament.